17.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

    Nga Ben Apolloni

    Ngjarja e rëndë që tronditi themelet e vëllazërisë shqiptare, kur Jozi nga Shqipëria e goditi me SHUPLAKË Gjestin nga Kosova në spektaklin famëkeq Big Brother.

    Ky akt i pashembullt ka shkaktuar krizë diplomatike që s’e kemi pas as me Serbinë!

    Ky nuk është Big Brother, ky është Big Agresor.

    E kemi prit me dashni, na e ktheu me shuplakë. Kaq ka qenë. Shqipëri, të shpallim luftë, të cilës do t’i prijë komandanti ynë Nexhmendin Spahiu, i suportuar nga zv. komandanti Halil Matoshi.

    Masat e para që do të ndërmarrim:

    -Kufijtë mbyllen për të gjithë djemtë me emrin Jozi, Jozefin, Jozef, Josif…

    -Muzika shqiptare ndalohet nëpër dasma.

    -Mision special i FSK-së në Top Channel për të liruar Gjestin.

    Reagimi i popullit të Kosovës:

    – Rrjetet sociale të mbushen me statuse si: Jozi, ke me pa çka t’bon Kosova kur t’vjen me skiju në Brezovicë!

    1. Falje publike nga Jozi, e shkruar me dorën që goditi.

    2. Një edicion Big Brother VIP veç me kosovarë.

    3. Gjestit t’i jepet imunitet diplomatik dhe një duet me Alban Skenderajn.

    Kjo është lufta jonë. Luftë për drejtësi. Luftë për një shuplakë që na dhimti të gjithëve.

    Nëse kërkoni falje, ne do ta dërgojmë Edona Jamesin si ambasadore e paqes, me një letër faljeje dhe tri bakllava.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit