9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Situata në Kosovë, alarmante”, ja çfarë do ndodhë sipas Ramës nëse Albin Kurti vazhdon të sfidojë Perëndimin

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se situata në veri të Kosovës është shumë shqetësuese përsa i përket pozitës së saj tek ndërkombëtarët.

    Rama në fjalën e tij është shprehur se është për t’u shqetësuar fakti që Kosova po tkurret në sytë e atyre që e krijuan si shtet.

    “Arsyeja se pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë sesi Kosova tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës”, ka thënë Rama.

    Ndër të tjera, ai ka theksuar se shqetësuese për të nuk është Serbia pasi ai kërcënim ka marrë fund më 1999, por shqetësuese janë tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja.

    Sipas Ramës, kërcënimi i Serbisë është një mision i mbyllur që përdoret nga politikanët vetëm për të bërë politikë të brendshme.

    “Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët por jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës dhe për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte.

    Duke filluar nga pasojat e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Tjetra, Kosova po e humb shansin dhe mundësinë për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale duke hapur rrugën që të kalojë në kontrollin e trupave të huaja që do të ishte një gjë e tmerrshme.

    Për këto jam shumë i shqetësuar. Nuk ka kërcënim për Kosovën, ai është vetëm në mendjet e politikanëve në Kosovë si një mënyrë për të bërë politikë të brendshme, Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën në 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që ti prek Kosovës një fije floku”, është shprehur ndër të tjera ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit