Raporti mes Soni Malajt dhe Ilir Shaqirit po vazhdon të komentohen në “Ferma VIP”, ndërsa këtë herë kanë qenë Sara dhe Zhaku që kanë hedhur dyshime për afrimitetin mes tyre.
Gjatë një bisede në fermë, Sara u shpreh se ka vënë re një tërheqje nga ana e Sonit ndaj Ilirit, por sipas saj, balerini po e trajton situatën më shumë si lojë sesa si diçka serioze.
Ajo tha se izolimi brenda fermës bën që emocionet dhe raportet të përjetohen më fort, duke shtuar se Iliri ka përdorur të njëjtën mënyrë komunikimi edhe me vajza të tjera gjatë lojës.
“Mendoj se Soni ka simpati për Ilirin, por nuk shoh të njëjtën ndjenjë nga ana e tij,” u shpreh Sara, duke lënë të kuptohet se disa banore mund ta kenë marrë më seriozisht afrimin me të.
Edhe më e drejtpërdrejtë ishte Zhaku, e cila deklaroi se sipas saj Soni është tashmë emocionalisht e përfshirë.
“Unë mendoj se Soni është e dashuruar me Ilirin dhe madje duket edhe zemërthyer,” tha ajo, duke shtuar se këngëtarja mund të ketë shfaqur edhe xhelozi për afrimitetin që Zhaku ka pasur me balerinin gjatë lojës.
Sipas Zhakut, Iliri di ta mbajë situatën të hapur dhe të krijojë afërsi, por pa u përfshirë realisht emocionalisht.
Në fund të diskutimit, Sara hodhi edhe një tjetër koment duke thënë se edhe vetë Zhaku duket se e pëlqen Ilirin, por kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë në aspekt romantik.
“Më pëlqen si partner loje, për gallatë dhe dinamika,” sqaroi Zhaku.



