spot_img
spot_img

Soni Malaj i përgjigjet me ironi Jonida Maliqit: Deklarata më pa lidhje që kam dëgjuar

spot_img

Perplasja mes Soni Malajt dhe Jonida Maliqit duket se nuk ka përfunduar me daljen e kësaj të fundit nga “Ferma VIP 3”.

Gjatë prime-it, Soni u përball me një deklaratë të Jonidës, e cila ishte bërë në studio pas largimit të saj nga reality show. Në ekran iu shfaq një pjesë e komentit të këngëtares:

“Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato.”

Deklarata e plotë e Jonidës ishte kjo:

“Edhe kemi performuar ndryshe, sepse unë jam vajzë festivalesh, Soni ka një karrierë tjetër, nëpër klabe, ashtu siç janë edhe shumë kolegë, ndaj nuk e di ku është pika e lidhjes. I vetmi rast ku ne kemi pasur qasje me njëra-tjetrën së afërmi kanë qenë pikërisht kompeticionet, ku unë kam triumfuar, por Soni mesa duket e harron këtë dhe mban mend vetëm veshjet firmato. Në epokën e sotme është turp të flasësh për veshje firmato apo jofirmato. Këto tema, për mua, e zvogëlojnë një individ, nuk e lartësojnë.”

Soni nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj deklaratës dhe iu përgjigj duke e zhvendosur diskutimin nga trofetë te publiku.

“I them Jonidës: Zemër, në festivale mund të konkurrojë kushdo, [por] janë disa mekanizma që mund të dalësh fituese. Gjëja më e vështirë është që ndër vite të mbledhësh me mijëra njerëz që vijnë me dëshirën më të madhe për të të parë në sheshin ‘Skënderbej’, të të shohin në amfiteatër, të të shohin nëpër koncerte dhe të të këndojnë këngën. Të përqafoj, Jonida!”

Më pas, këngëtarja e cilësoi komentin e Jonidës si një nga deklaratat më të pakuptimta që kishte dëgjuar, duke shtuar se suksesi i një artisti nuk matet vetëm me fitoret në festivale.

“Deklarata më pa lidhje që kisha parë ndonjëherë. Kemi artiste të mrekullueshme që nuk kanë fituar ndonjëherë, sepse e thashë, janë disa mekanizma që dihen nëpër festivale, por atyre u dihen këngët. Mua këngët m’i dinë të gjithë dhe e dinë kush është Soni Malaj dhe kush është karriera dhe këngët.”

Lajmet e fundit