spot_img
spot_img

Studimi i Akademisë së Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë. Të dhënat gjenetike tregojnë vazhdimësinë e ilirëve

spot_img

Të dhënat gjenetike tregojnë se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre.

Analizat e kryera nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim edhe me studiues të huaj konfirmojnë se popullsia e sotme shqiptare është vazhdimësi e asaj ilire.

“Kemi prezantuar të dhënat tona, pra të analizuara në laboratorin tonë që përfaqësojnë një kampion të popullatës shqiptare të marrë nga të gjithë zonat e Shqipërisë ku ne kemi analizuar në këtë rast i kemi analizuar ato që ne i quajmë markerë të  kromozomit Y, të cilët në të vërtetë analizohen për të parë lëvizjet kryesisht të linjës mashkullore dhe në këtë rast duke analizuar shprehitë e markerëve të ndryshëm dhe të grupeve të ndryshëm, ne konfirmojmë atë që është konfirmuar dhe më parë që ë popullata e sotme shqiptare është vazhdimësia e popullatave të hershme që kanë populluar zonën e Ballkanit dhe atë pjesë që i takonte Ilirisë”, tha studiuesi Ilia Mekerezi.

Sipas studiuesve, të dhënat gjenetike tregojnë edhe për vendosjen e popullsisë shqiptare në këto troje dhe lidhjet e hershme me fqinjët e rajonit.

“Ngjashmëria me popullatën greke është për shkak të rrymës, të themi të migrimeve nga zona e Anatolisë, kryesisht në periudhën e bronzit drejt Ballkanit ose jugut të Italisë. Sigurisht siç u pa dhe këtu ka edhe markerë ose dhe të dhëna nga markerët për migrimet që vijnë edhe nga veriu. Shumë më vonë flasim në kohën e mesjetës, qoftë edhe migrimet sllave ose qoftë edhe nga më pjesa më veriore e Europës”, shtoi Mekerezi.

Studiuesit kanë identifikuar gjithashtu edhe zonat me lidhjen më të hershme, që kanë mbijetuar nga fiset ilire.

“Grupimi më i vogël është një bërthamë e vogël në zonën juglindore, jugore ë kryesisht sidomos në zonën e Berat, Skrapar, Korçë. E një grupim i dytë që është i konsiderueshëm në numër është zona Dibër, Mat, Mirditë dhe Martanesh që ose ajo që quhet Gegëria e vjetër. Dhe grupimi më i madh që ka mbijetuar është nga zona që është sot Kosova, zona e Dardanisë. Këto janë tre bërthamat ku popullata të vogla kanë mbijetuar”, tha Gjergj Bojaxhi.

Dyndjet, apo lëvizjet e popullsisë në periudha të mëvonshme pas shekullit të X kanë lënë gjurmë, por struktura gjenetike e shqiptarëve nuk ka ndryshuar.

Të dhënat tregojnë se edhe popullsia arbëreshe në jug të Italisë, ruajnë ende gjurmë të qarta gjenetike të origjinës së tyre.

Lajmet e fundit