spot_img
spot_img

Ta varim, blegerin bagëtia nëpër rrjete sociale. Vetëm Qeveria nuk ka faj

Nga Klodian Manjani!

Të vritet, ta varim, blegerin bagëtia nëpër rrjete sociale. Sikur me varjen e këtij kriminelit do zgjidhet problemi.

Se nuk ka asnjë park ku të luajnë fëmijët, nuk thotë gjë debilat.

Se rrugët janë pa asnjë lloj standardi, pa barriera mbrojtëse, pa asgjë, nuk thotë gjë.

Se këtu ka 35 vjet që vetëm vidhet, prapë injoranteve nuk u hyn në sy.

Mjafton të mos jenë ata që nuk jane prekur nga tragjedia derisa t’u vijë radha. Se për atë tipin kishte pas dhjetëra denoncime nga banorët në polici, prapë nuk thonë gjë kafshët e Facebook.

Se këtu shkojnë makinat nga jugu në veri me 200 kilometra në orë në sy të policisë, prapë nuk ju thotë gjë injoranteve.

Se këtu jo vetem qe parqe e fusha nuk kanë lënë, po edhe trotuaret i kanë be nga 30 centimetra, shteg dhish.

Se kjo nuk është është as hera e parë dhe as e fundit prapë nuk kuptojnë gjë injorantet sepse për këta, vetëm qeveria nuk ka faj, të gjithë fajin e kanë kriminelet, pijanecet, hajdutet.

Se babai fëmijës së gjore kishte vakt në Itali me u kuru për kancerin, se këtu ne spitalet tona nuk ka as garza, as doreza sterile, se për të sëmurët me kancer nuk ka asnjë trajtim, pranë nuk dine gjë kafshët.

Keta nuk e kuptojnë qe tragjedi të tilla janë si me porosi për banden që drejton vendin. I keni pa ne rrjetet sociale që janë turr duke bë sikur ju dhemb barku për ata hallexhinjte.

Do dalin tani do thonë do marrim masa, fajin e ka krimineli, ndërkohe që përgjegjësinë kryesore e e kanë tufa e hajduteve dhe krimineleve që drejtojnë këtë vend ka 35 vjet.

Tani fillon operacioni i radhës propagandistik për vulgun e kafshëve që mban kjo tokë, ushtarëve të verbër partisë, qelbësirave njerëzore që mban kjo tokë.

Sepse kafshët duan ushqim, dje ju hodhen dikë tjetër, sot këtë kafshën me timon, nesër dikush tjetër dhe bagëtitë do rrine prapë kafeve duke mallkuar këdo, vetëm partinë mos ua prek.

Yyyt ndyrësira që keni infektuar çdo gjë.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit