spot_img
spot_img

Tallja e madhe: Në bursë çmimet e karburantit bien me 10 dollarë, në Shqipëri çmimi ulet me… 1 qindarkë

spot_img

Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama për të ulur çmimin e karburanteve, në fakt po bën të kundërtën, duke u tallur kështu me qytetarët.

Ndërsa nafta ka rënë me 10 dollarë për fuçi në bursa, Bordi ka vendosur ta ulë çmimin e naftës në Shqipëri me vetëm 6 lekë.

Ndërsa më tallëse është ulja e çmimit gazit.

Bordi ka vendosur ta ulë çmimin e gazit me vetëm 1 lekë.

Ndërsa benzinën e ka rritur me 1 lekë.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, por çmimi i ri është reflektuar pranë karburanteve.

Nafta sot shitet me 231 lekë për litër, benzina shitet në treg 212 lekë/ litër, ndërsa gazi me 115 lekë.

Lajmet e fundit