23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tallja me shqiptarët, çmimi i naftës në bursë është në pikiatë, në Shqipëri ulet vetëm 5 lekë: Çmimi real sot duhej të ishte 185 lekë

    Bordi i Transparencës, i ngritur me Akt Normativ pak ditë më parë përcaktoi çmimet për karburantet për ditën e sotme dhe të nesërme.

    Sipas këtij vendimi, çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 211 lekë/ litri sot dhe nesër, kruse çmimi i gazit nuk ndryshon, mbetet 93 lekë/ litri.

    Ndërkoë, theksohet se çmimi i shitjes me shumicë nuk do të jetë më shumë se 206 lekë/ ltri.

    Çmimi i naftës në bursë ka rënë ndjeshëm gjatë javës së fundit duke pësuar vetëm sot një ulje me më shume se 5 për qind, duke zbritur nën 100 dollar për fuçi.

    Aktualisht, brenti është me 97 USD/ fuçia, një çmim tepër i ulët ky krahasuar me 123 USD/ fuçia që ishte një javë më parë, ndërkohë që në Shqipëri nafta po shitej me 265-270 lekë litri.

    Pavarësisht uljes së çmimit të naftës në bursa, duke arritur në nivelet kur një litër naftë në Shqipëri shitej mesatarisht me 185-190 lekë/ litri, vendimi i sotëm i bordit ka përcaktuar një çmim ndjeshëm më të lartë.

    Nëse referencë do të ishte vërtetë bursa, siç pretendohet, atëherë një litër naftë sot duhej të kushtonte të paktën 185-190 lekë.

    Diferenca prej më shumë se 20 lekë/ litri në çmim është e paarsyetushme pasi së fundmi nuk ka patur asnjë rritje taksash apo rritje të kostos për importuesit dhe shitësit.

    Rrjedhimisht, ulja e sotme nuk mjafton, duke mos reflektuar zhvillimet ndërkombëtare në tregun e karburanteve, të cilat merren si referencë sa herë bëhet fjalë për shtrenjtim dhe jo thuajse asnjëherë kur duhet të ulet çmimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit