Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, duke folur për protestat, tha se deri më tani nuk ka një përfaqësi të saj, çka sipas tij e bën të vështirë adresimi ne kërkesave konkrete, duke theksuar më tej se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë një konrtatë me shqiptarët dhe se nuk kanë kohë për të humbur.
Ndër të tjera Balla përmendi dhe samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë, duke konfirmuar se presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i mirëpritur në vendin tonë në kuadër të këtij samiti.
“Kemi marrë 850 mijë vota, një rekord historik, është një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët.
Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm.
Trump do të jetë i mirëpritur vitin e ardhshëm kur të vijë për Samitin e NATO-s në Tiranë.
Jam kundër çdo thirrjeje kundër Izraelit dhe popullit të Izraelit, janë kundër çdo formë diskriminimi.
Thelbi i protestës …kam dëgjuar që ka pasur një grup nismëtarësh që kanë dorëzuar disa ndryshime…
Deri kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës do komenton edhe kërkesat e protestës”, tha Balla ndër të tjera.



