14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të gjithë po ikin: Baret dhe restorantet në Shqipëri rrezikojnë mbyllje masive

    Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e fuqisë punëtore po sjell degradim të bizneseve turistike. Por a do të përballemi me një situatë ku baret dhe restorantet nuk do të zhvillojnë aktivitetin e tyre për shkak të mungesës së punonjësve?

    Ariol Greca, ekspert turizmi, shprehet: “Patjetër që po. Duke qenë se mazhoranca e bizneseve shqiptare në fushën e turizmit konstatohen në biznese familjare, të ndërtuar mbi familjet e tyre, kanë zgjedhur që strukturat e hotelerisë, te akomodimit t’i mbajnë të hapur dhe mundohen të funksionojë vetëm akomodimi i tyre, duke i përballuar vetë dhe strukturat e ushqimit dhe pijeve t’i mbyllin. Pasi ka një mungesë shumë të madhe dhe të theksuar të fuqisë punëtore.”

    Pavarësisht se sipërmarrësit shqiptarë po mundohen të sjellin fuqi punëtore nga vendet e huaja, por sipas Grecës kjo mbetet momentale dhe me kosto të mëdha.

    “Në formatin si Shqipëria operon dhe se si ka operuar deri më sot, unë mendon se është diçka momentale. Nuk mundemi dot, nuk jemi akoma në fazën e përballimit të kostove. Po dalin me kosto shumë të larta dhe po bëhet një eksperiment dhe një mbijetesë nga sipërmarrësit shqiptarë, nga investitorët si e si të ecin përpara.”

    Në sektorin e turizmit gjenerata e re nga viti në vit po tregon më pak interes duke sjellë e këto pasoja me të cilat po hasemi momentalisht. Sipas Grecës, ndikimi kryesor vjen si pasojë e punësimit online dhe fitimit të të ardhurave në një afat kohor më të shpejt.(Diamila Leka)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit