16.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të korruptohesh me një… viç

    Operacioni për arrestimin e dy inspektorëve të policisë së Elbasanit dhe tre personave të tjerë, ka zbuluar se personat nuk kanë pasur për qëllim tu marrin qytetarëve vetëm shuma financiare por edhe të mira material.

    Gjatë hetimeve të kryera përmes përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve në teren, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka zbuluar se njëri nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari dhe një viç të therur.

    Bëhet fjalë për inspektorin Çelnik Toska, i cili aktualisht është arrestuar në masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Toska në një rast është provuar se ka marrë nga Zenel Taragjini dhe babai i tij, Lirian Taragjini, një viç të therur.

    “Ora News” mëson se sasia e mishit është marrë në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.

    Megjithëse gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Çelnik Toskën, prokuroria e Posaçme SPAK, tashmë ka apeluar këtë vendim duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg, për punonjësin e policisë së Elbasanit.

    Kërkesë Apelimi është depozituar nga SPAK edhe për inspektorin Sefer Shuka, i cili akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Në vendimin prej 54 faqe janë të ekspozuara dhjetëra biseda telefonike që inspektorët flasin me qytetarët për lirimin e makinave të bllokuara, ku herë pas herë përmendin dhe zgjedhjen e problemit përmes prokurorëve të Elbasanit.

    Punonjësit e policisë u merrnin qytetarëve nga 500 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion, në këmbim të lirimit të makinave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit