9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Tigri” i Tepelenës shpërthen para Berishës: Edi Ramën e rrëzojmë nga Surreli brenda 17 sekondash, të nisemi për Tiranë

    Personazhi i njohur i “Foltoreve” të Sali Berishës sa herë ai vjen në Gjirokastër apo Tepelenë, e ka marrë sërish fjalën në takimin e fundit të ish-kryeministrit që u zhvillua po në Tepelenë një ditë më parë.

    Kësaj radhe militanti demokrat përvec adhurimit të frikshëm ndaj Berishës, i tregoi atij se Edi Rama rrëzohet nga pushteti për 17 sekonda.

    “Tritan Shehu me Dasho Alikon të bashkohen me tepelensit. Të nisemi në Tiranë dhe Edi Ramën e rrëzojmë nga Surreli brenda 17 sekondave. Unë të të dua përzemërsisht “, tha militanti i PD teksa prapa tij qëndronte Spiro Ksera, ish-ministri i Berishës i dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

    Më tej militanti i PD-së u ankua gjithashtu për çmimet e larta teksa solli në vëmendje që buka në Tepelenë kushton 140 lekë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit