10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shou i SPAK me një sekretare

    Kjo është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.

    Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Duro është arrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender me vlerë dy milionë lekë.

    Por emri i Duros nuk është i panjohur për median. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur Kodin Zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

    Pavarësisht se korrupsioni është një veprim i dënueshëm, për #farëdo shume që bëhet fjalë, duket paksa qesharake që SPAK merret me një sekretare që merr 2 mln lekë, dhe fjala vjen nuk merret me ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion madhor.

    Se jo për gjë, por me këto shfaqjet e SPAK, po na merr malli për Adriatik Llallën.

    Ai ishte më serioz, se të paktën nuk merrej as me këto raste.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit