15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U tërhoq nga lista e PD-së, Alesia Balliu tregon sms-të: Noka dhe Boçi vendosën në listën e sigurt mikeshën e Alketa Vejsiut

    Ish-kandidatja në primaret e Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve më të lartë të PD-së, për përfshirje në manipulimin e rezultatit të garës brenda forcës më të madhe opozitare.

    Ajo ka zbuluar detaje për manipulimet dhe marrëveshjet politike që kanë ndodhur në Elbasan, duke përfshirë Luçiano Boçin dhe Flamur Nokën.

    Në një intervistë për A2 CNN, Balliu ka treguar se Noka dhe Boçi kanë pasur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet për listat zgjedhore, duke bërë pazare dhe duke ndikuar në procesin e kandidaturave.

    Balliu e cila iu bashkua Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt, tha se Flamur Noka dhe Luçiano Boçi vendosën në garë mikeshën e Alketa Vejsiut, Klodiana Çapja, e cila u rendit e treta në listën e opozitës në qarkun e Elbasanit.

    Më tej, ajo tha se procesi i primareve në PD ishte një paçavure dhe listën e kandidatëve e ka vendosur Flamur Noka.

    “Më vijnë sms nga Elbasani dhe e kam një detyrim një shpjegim për ta! Ky është numri personal i Flamur Nokës, (tregon bisedën në telefon), ku vihet deputetja që është në listë të mbyllur!

    Një nga mikeshat më të ngushta të Alketa Vejsiut dhe drejtoreshën e burrit të saj, që këta dalin dhe vetëm e baltosin me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur duke bërë pazare, dhe këtu kemi përfshirjen e nënkryetarit të PD-së Luçiano Boçi për të marrë vota për këtë vajzën, pa filluar gara.

    Ky është numri i Nikës që shkruan: E di unë së kë ka telefonuar Luçiano për t’i dhënë votat Klodit.

    Duke e parë këtë paçavure, 48 orëshin e fundit dhe duke e konfirmuar nga numri personal i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, unë nuk mund të rrija më në atë parti. I kam shkruajtur zotit Noka dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

    Ndërsa kam pasur komunikim me zotin Alizoti, dhe ai s’ka pasur fare të bëjë me listën e Elbasanit. Kandidatët i ka vendosur Flamur Noka”, tha Alesia Balliu.

    Pjesë nga intervista:

    Komunikim me zotin Noka, zotin Boçi, keni patur?

    -Unë me zotin Boçi nuk kam patur komunikim. Zotit Noka i kam shkruajtur sms të gjitha dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

    Po me zotin Alizoti që është drejtues politik i qarkut?

    -Po, pa diskutim. Me zotin Alizoti kam patur komunikim dhe zoti Alizoti ka qenë  një ndër personazhet që nuk ka patur fare të bëjë me listën e Elbasanit

    Kush i ka vendosur?

    – Flamur Noka. Alizoti ka qenë thjesht drejtuesi i parë politik, por që nuk ka patur vendimmarrje për listën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit