19.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U tha se është zënë me Einxhelin, Beniada tregon për herë të parë si qendron e vërteta

    Prej disa ditësh në mediat rozë, po përflitet se dy ish-banoret e “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Beniada nuk flasin më. Është thënë se shkak janë bërë disa komente të mamasë së modeles kundër moderatores.

    Së fundmi, ka reaguar vetë Beniada, e cila përmes një video në Instastory ka treguar si qendron e vërteta.

    Ajo ka thënë se vazhdojnë të kenë miqësi, por nuk kanë kanë pasur kohë të takohen, për shkak të angazhimeve të shumta.

    “Nuk ka asnjë arsye pse mua ose Einxhelit mund t’i ketë ngelur hatri, por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar, unë me shtëpinë e re.

    Po filloj të ndërtoj jetën e re në Tiranë, kam hapur llogarinë bankare, kartën shqiptare të identitetit dhe shumë gjëra të tjera.

    Këto më kanë marrë shumë kohë janë arsyeja pse nuk jam takuar shumë dhe me familjarët e mi, por me Einxhelin jemi takuar, jemi dëgjuar”, u shpreh modelja.

    Kujtojmë që së fundmi, Beniada ka blerë shtëpi të re në Tiranë, ku dhe është shpërngulur pas jetesës shumëvjeçare në Itali.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit