18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U tha se u nda nga i dashuri i martuar, Leonora Jakupi tregon si qëndron e vërteta!

    Në mediat rozë së fundmi ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ndarë nga partneri i saj.

    Shkak për këtë u bë se Leonora festoi ditëlindjen në shoqërinë e miqve dhe të afërmve, por në asnjërën nga fotografitë nuk u duk prezenca e tij.

    Këngëtarja në lidhje me këto lajme ka reaguar së fundmi me anë të një komenti duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se ajo është ndarë.

    Teksa një nga ndjekëset i shkruar një koment se Leonora është në një lidhje me një burrë të martuar, i cili tashmë e ka lënë këngëtaren dhe është kthyer të bashkëshortja dhe fëmijët e tij, këngëtarja nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigj, duke e theksuar se nuk është e vërtetë që është në një lidhje me një burrë të martuar, madje e gjitha kjo është një shpifje.

    “Kush ta jep të drejtën të shpifësh dhe të paragjykosh të tjerët? Kush? Të uroj pleqëri të mbarë e të mirë, bëhu nënë e mirë mos ti shohin fëmijët këto komente pa sens, ps:jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur meqë po të intereson kaq shumë”, ka shkruar ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit