spot_img
spot_img

Vajza e Artan Lames kujton të atin, një vit pas ndarjes nga jeta: Nder dhe mallkim për të arritur standartin e tij

spot_img

Sot, këtë të enjte maji, familjarë e miq të shumtë të Artan Lames e kujtuan atë plot mall! Një vit më parë, pikërisht në këtë ditë, 21 maj, ai pati fjalën e fundit me botën, për t’u shuar më pas dy ditë më vonë, duke lënë pas një boshllëk të madh te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin, por edhe për vendin e tij, këtë vend që aq shumë e deshi.

Në kuadër të përvjetorit u mbajt një përkujtimore ku u prezantua edhe libri i tij “Shqipni e harrume”, një vepër që përmbledh pasioni ne tij të pandalshëm për historinë dhe kujtesën shqiptare.

Në këtë aktivitet, fjalën e mori edhe vajza e tij, Lisia.

Me zërin që i dridhej dhe lotët që ishin mbledhur “lëmsh” në fyt, Lisia, e cila ka lënë pas jetën që deri dje kishte, për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të vendosur në vend “gurët” që nisi të lëvizte i ati, kërkoi që ai të kujtohet për atë që ishte, një njeri që jetonte gjithmonë me ide, projekte dhe një pasion të rrallë për historinë.

 “Dua që ta kujtoni Tanin për atë që ishte, jo me keqardhje,” u shpreh ajo, duke sjellë edhe copëza nga jeta e tyre, shtëpinë si një hapësirë muzeale ku çdo objekt kishte një histori më vete, si pjesë e një bote që ai e kishte ndërtuar me kujdes dhe dashuri.

Ajo u ndal po ashtu edhe te projekti “Muzeu i Gardës”, i cili fatkeqësisht nuk arriti të përfundonte në kohë, pavarësisht ndihmës së madhe të miqve dhe shokëve të Tanit, të cilët i kishte të shumtë. Por, ashtu sikurse ai ishte një njeri “plot ngjyra”, nuk e patën të vështirë për të përmbushur një tjetër amanet të tijin, pikërisht librin “Shqipni e harrume”.

“Ndjej që edhe pse isha unë iniciatorja e përfundimit të muzeut ishte Tani nëpërmjet meje i cili i thërriti të gjithë ata që kontribouan. Por një vjetori nuk mund të qëndronte vetëm me një projekt të ndërprerë në finishin e vet ka shumë për të thënë ndaj ne pamë armën tjetër të tij të fortë publicistikën e cila në një temë me muzeun sërish thërret te historia shqiptare”, tha Lisia ndër të tjera.

“Është një nder dhe mallkim që të kesh një standard kaq të lartë për të arritur”, e përmbylli ajo fjalën e saj, duke e thënë qartë se i ati mbetet shembulli i një njeriu të rrallë, i plotësuar në dije, pasion dhe mënyrën si e jetoi jetën.

Pjesë nga fjala e vajzës së Artan Lames:

Meqënëse e nisëm me muzeun do të doja që unë ta vazhdoja me muzeun. Shtëpia ime nuk është një hapësirë e ndërtuar në funksion të njerëzve që jetojnë brenda saj ajo është e ndërtuar për t’i shërbyer objekteve. Një përshkrim të tillë mund t’i jepni një muzeu i cili shërben në funksion të objekteve që supozohet të ruajë dhe të mbajë. Me pak fjalë që nga dita ime e parë unë e kam filluar jetën në një muze.

Ky ka qenë realiteti im që nga dita kur kam lindur dhe deri sot. Duke jetuar në një shtëpi në të cilën nuk lejohej asgjë pas vitit 1950 ku çdo objekt nuk është vetëm për ekspozim. Duke nisur nga tavolinat mobiljet madje dhe dorezat e dyerve. Ku në shtëpitë e tjera një hobi i tillë izolohet në një hobi të vetëm në këtë shtëpi ai nuk ishte një hobi por vetë shtëpia. Që të kuptojmë një koleksion duhet ta shohim atë jo si shtesën e Artanit por identitetin e vet. Pra ky koleksion është koleksioni Artan Lame jo koleksioni i Artan Lames. Dhe për mua ky ishte status quo-ja në shtëpinë time kishte shpata dhe objekte të vjetra të Skënderbeut. Kjo ishte konstante siç janë ndërtesat e një qyteti të vjetër ku ti nuk pret të ndryshojë gjë deri në shekullin tjetër.

Muzeu i Gardës nuk do të ishte një koncept i ri por zgjerimi i një muzeu ekzistues diku në rrugën e Elbasanit ku ky identitet koleksioni Artan Lame do të zgjerohet dhe një ditë do të arrijë publikun dhe do të vazhdojë të ekzistojë me identitetin e tij të plotë. Nga ngjarje të paparashikuara Muzeu i Gardës nuk e arriti kompletimin e tij por një grup miqsh me shumë dashuri dhe grind investuan te ëndrra e Tanit. Ndjej që edhe pse isha unë iniciatorja e përfundimit të muzeut ishte Tani nëpërmjet meje i cili i thërriti të gjithë ata që kontribuan. Por një vjetori nuk mund të qëndronte vetëm me një projekt të ndërprerë në finishin e vet ka shumë për të thënë ndaj ne pamë armën tjetër të tij të fortë publicistikën e cila në një temë me muzeun sërish thërret te historia shqiptare.

Falenderoj Bajram Pecin redaktorin e këtij koleksioni por edhe një ndihmë të pandarë në lidhje me identifikimin dhe inventarizimin e koleksionit Lame. Eksperienca juaj e pazëvendësueshme ka qenë një shtyllë mbështetëse kur unë akoma isha në procesin e vënies së punëve pas humbjes së Tanit. Falenderoj Ana Shkrelin e cila mori një punë pothuajse të pamundur për përkthimin dhe organizimin e artikujve si një histori kohezive. Të tjerë do e quanin të çmendur por ajo e pranoi me një buzëqeshje edhe pse koha ishte e shkurtër dhe jam e sigurt që ajo u argëtua më shumë se të gjithë ne në shfletimin e artikujve.

Një vjetori i ikjes së Tanit vjen për dy ditë por data sot është 21 dhe kjo ishte dita e fundit kur ai foli me botën. Kjo është për të thënë dhe për të krijuar një perspektivë për dy ditët që na ndoqën pas datës 21. Tani që tragjedia ka kaluar nuk dua të ndjeni keqardhje dua që ta kujtoni Tanin për atë që ishte më përpara.

Tani ka kaluar 1 vit por ka kaq shumë për të folur për të një njeri që jetonte gjithmonë me diçka për t’u bërë. Ne në këto muaj kam takuar shumë persona dhe të gjithë me suportin e tyre më kanë thënë që asnjë njeri nuk i di t’i bëjë të gjitha por pastaj hezitonin kur shkonin te Tani dhe thoshin ka një person që i dinte t’i bënte të gjitha. Është një nder dhe mallkim që të kesh një standard kaq të lartë për të arritur.

Lajmet e fundit