spot_img
spot_img

Vërtet çmimi u rrit për të gjithë, por nafta në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në krahasim me vendet e rajonit dhe botës

spot_img

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në stratosferë.

Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 240 lekë për litër, një çmim jashtëzakonisht i lartë që rëndon xhepat e shqiptarëve.

Më poshtë do të shihni një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës, të përpunuar nga Dosja.al.

Kur në Shqipëri çmimi është rritur 3 herë, brenda 2 ditëve dhe ka kapur 230 lekë ose 1.9 euro për litër, duket se në botë nuk është e njejta situatë.

Diferenca e çmimeve:

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1 dollarë për litër

Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër

Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër

Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër

Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër

Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër

Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër

Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër

Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 160 lekë për litër

Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër

Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Shqipëri- Danimarkë- 230 lekë me 1.9 euro

 

Me naftën që në Shqipëri shitet me 1.9 euro për litër, kemi konkurrencë vetëm me Danimarkën dhe me Gjermaninë, ndërsa të gjithë të tjerët, përfshi dhe Amerikën kanë çmime më të ulta.

Lajmet e fundit