spot_img
spot_img

Vetë Sali, vetë Kadi

Nga Edison Ypi

Diktatorët kanibalë të Afrikës Qendrore që hanin nga një foshnjë për çdo vakt, nuk kanë bërë turpe dhe krime si këto që po bën Sali Hajduti.

Asnjë luftë, asnjë pushtues, asnjë armik nuk e ka dëmtuar Shqipërinë më tepër se Saliu që mbahet edhe Kadi. Një llogaritje e përafërt, bërë nga ekspertët, flet për rreth 1 miliard euro dëm çdo muaj për shkak të mungesës së rotacionit nga Sali Kadiu i opozitës dhe Kadi Saliu i politikës.

Çdo fjalë rrenë, çdo gjest dallaver, Sali Katastrofa e ka shtyrë vendin në një kaskadë paradoksesh që po ia marrin frymën:

Sali Katrani ka bindjen e patundur se atë vetë e ka pjellë mami, ndërsa të gjithë të tjerët i ka pjellë lopa.

Në politikë, promovohen të pastrit, të zellshmit, pasionantët, idealistët. Sali Ziu kurrë nuk harron as nuk gabon të zgjedhë sa më thellë në llumin e kazanit: më mediokrit, më hipokritët, më dinakët.

Rekordet që po thyen dhe sukseset që po korr Sali Rrena përmes mashtrimit, krimit, kurorëzuar me thagmën e fundit – garën e turpshme me veten e vet për Kryetar i Ri, në të 82-tën pranverë të jetës – është një shtazëri e tillë që i bën gomerët e katundit të pëllasin, qentë të lehin, ujqit të hungërijnë, lepujt të tremben, deri edhe peshqit të flasin.

Për Sali Dallaveren, rrena, ngaqë i ka këmbët e gjata, shkon më larg se e vërteta e cila nuk ecën dot, se s’ka këmbë fare.

Për mijëra të vdekur gjatë shembjes së piramidave, Sali Kriminelit s’i lëvizi nervi, s’ia bëri tërr syri. Tani që Sali Kazma rrezikohet vetë, qameti u bëftë: as dielli mos lindtë në mëngjes, as hëna mos u duktë prapa malit.

Në vendin ku për të ngrënë një drekë apo darkë në restorant duhet të punosh 1 javë, Sali Zifti ka ngritur kultin e parasë së pisët, të cilën e ka shpallur para superiore, valutë lokale, flori, me të cilën kryen çdo punë, mbaron çdo hall, e konverton në bakshish, blen vila nëpër botë, hap biznese, provon të heqë “Non Grata”-n duke e shpallur hapur se nuk i qethet se i ka të vjedhura.

Sali Mafia, ditën si demek respektues i institucioneve, natën nën rrogoz me krimin, e ka bërë aq baltë sa as mafiozët e filmave nuk do të guxonin.

Njerëzit seriozë, me dinjitet, njerëzit e urtë, të edukuar, të shkolluar, s’ke ç’i do. Ata që vlejnë, ata që meritojnë, ata me të cilët mund të vjedhësh e plaçkitësh sa të duash – ajka e shoqërisë – janë hajdutët, halabakët, rrugaçët, budallenjtë.

Sipas Sali Lekut, idealistët, ata humbamenot që ikin rrugës dhe përplasen me shtyllën, nuk bëjnë, nuk vlejnë, s’ke ç’i do. Materialistët po. Ata duhen vënë në punët më të mira ku të vjedhin sa të munden, ata meritojnë të promovohen e të pasurohen.

Kushtetuta është një copë letër bakalli ku ca budallenj kanë shkruar gjëra pa lidhje me realitetin e Shqipërisë, që është e tëra një pazar i gjësë së gjallë.

Statuti i partisë, edhe kur Sali Ilegali e ka bërë vetë gërmë për gërmë, është një leckë për të fshirë atë që edhe thuhet, por më mirë të mos thuhet. Në Shqipërinë e Sali Kadiut, përballë tyre, plot nder e dinjitet, qëndrojnë të lavdishmet leje ndërtimi abuzive, dokumente privatizimi të paligjshëm dhe gjithçka me firmë e vulë favorizuese për klientët, nepotikët, mercenarët.

Amerika, Anglia? Asgjë më tepër se ca rraqe që mbahen për demokratike, sikur s’kanë punë tjetër veç të refuzojnë në tokën e tyre njerëzit e ndershëm si Sali Veremi, që lavdinë e tyre e kanë siguruar me djersën e ullukut të kurrizit.

Familja, edukata familjare, tradita, vlerat? Sa kohë nuk sjellin vota, janë sende të kota që s’i duhen as dreqit.

Arti, letërsia, muzika, filmi, teatri? Merri se t’i kam fal. Nuk vlejnë ku edhe Saliu edhe Kadiu bërtasin e ulurasin se pëgërja është më e shijshme se bakllavaja.

Sali Urrejtja s’lë rast pa e thënë se e votojnë, pra, sipas tij, e duan, 500 mijë shqiptarë. Që, në mëhallën e budallenjve, edhe mund të jetë deri diku e vërtetë. Por halli është se po të mos jesh vetë Sali e vetë Kadi, por njeri normal, nëse ekziston edhe një shqiptar i vetëm që të urren me gjithë shpirt, duhet të zhdukesh, duhet të gjesh vrimë e të futesh, duhet të ikësh nga sytë këmbët. Shqiptarë që Sali Mushkën e urrejnë jo vetëm me shpirt, por edhe me zemër, mushkëri, mëlçi, pankreas, prostatë, tiroidë, hipofizë, hipotalamus, janë të paktën nja dy milionë. Dhe Sali Huri nuk tundet, nuk shkulet, nuk turpërohet, nuk largohet, por për turp të Zotit dhe të zezën e shqiptarëve, rri… edhe pak.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit