spot_img
spot_img

VIDEO: Belind Këlliçi bullizon qytetarin, por ai e nxjerr bllof live

spot_img

Kandidati i Berishës dhe Metës në Tiranë, Belind Këlliçi u përpoq sot të tallej me një qytetar, i cili e telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut Erion Veliaj.

I kapur keq se si ishte e mundur që një telefonues kishte kaluar sitën e regjisë dhe po fliste mirë për Veliajn, Këlliçi u mundua ta bullizojë atë me pyetje cinike dhe arrogante.

Por, qytetari vijoi në të tijën kur tha se shkolla e re “Qazim Turdiu”, e ndërtuar nga Veliaj, ishte ndërtuar e re me ngrohje dhe ndërkohë, ka parë shumë pemë të mbjella në qytet.

Ndiqni bisedën:

Qytetari: Unë vë re ndryshime në Tiranë. Edhe Lali Eri ka bërë ndryshime të them të drejtën.

Këlliçi: Ku jeton?

Qytetari: Në zonën e Don Boskos. Te Burgu 313 pak më poshtë.

Këlliçi: Me trafikun si jeni?

Qytetari: Po tani Tirana është metropol, natyrisht do ketë trafik. Unë kam qenë edhe jashtë, trafik ka në metropol.

Këlliçi: Me hapësirat publike, si je tek zona?

Qytetari: Tani, pallate shikojmë

Këlliçi: Po në Selanik vetëm pallate shikoje?

Qytetari: Tani, natyrisht që pallatet do bëhen, se Tirana po rritet përditë.

Këlliçi: Po 1 milion pemët? Pyllin e ke parë?

Qytetari: Unë nuk i kam numëruar me thënë të drejtën, por që pemë janë mbjellë këto vite…

Këlliçi: Fëmijë ke?

Qytetari: Po një vajzë.

Këlliçi: E ke në shkollë?

Qytetari: Tek “Qazim Turdiu, Lali Eri e ka bërë të re, është me ngrohje, me të gjitha.

Këlliçi: Shumë mirë, shyqyr, ky është lajm i mirë!

Lajmet e fundit