spot_img
spot_img

VIDEO/ Çan tunele, hap kanale: Liderit i thurrin këngë brenda tunelit

spot_img

“Paska dhe male mbi male që të cajnë mes për mes!”.

Kjou ishte kënga që iu dedikua kryeministrit Edi Rama nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ teksa po bëhej inagurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

Nuk munguan edhe vallet ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.

Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj, si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin Rama, për të cilin këndoi:

“Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.”

Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet me 40 minuta.

I thotë qafa e Skërficës

Luvadhit dhe Gramatesë

Paska dhe male mbi male

Që të çajnë mes për mes.

 

Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

Dhe kreu i qeverisë

 

Nisën punimet e para

Seneja 2000 e shtatë

Por e sosi Edi Rama

Më pak se gjysëm mandatë

 

Ti e lidhe labërinë

Me rrugë kryq e terthorë

Kurveleshin me Himarën

Tepelen Kuç edhe Vlorë.

 

Këtu mezi shkonin trimat

Për Senicë e Taroninë

Tani lidhet me tunelin

Gjirokastra me Delvinë

 

Mbaso do meren me grupin

Që e mburrëm qeverinë

Kush punon për këtë truall

Këngën labe ka shpërblim

Teksti i këngës:

Lajmet e fundit