spot_img
spot_img

VIDEO: Kush është kafsha në këtë rast?

spot_img

Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë një kec.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

58-vjeçari është gjobitur si dhe është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

 

Lajmet e fundit