Fushata zgjedhore e 11 Majit ka ndezur motorët e kandidatëve për deputetë, me spotet elektorale të cilat janë kthyer groteske në rrjetet sociale.
I tillë është edhe rasti i ish-ministres, kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali.
Bilali ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një video skandaloze, ku shfaqet një burrë i moshuar në spital në “gjendje të rëndë”.
Siç e shikoni në video “pacienti” (aktori i njohur Besnik Çinari) pasi merr vesh nga doktori se do votojë më 11 Maj, ai ngrihet dhe i uron mandatin, Edona Bilalit.
Ky spot publicitar i publikuar nga deputetja, duket se ka patur reagime negative në rrjet për shkak të përmbajtjes së videos.