spot_img
spot_img

Ylli Manjani: Erion Veliajn e futi në burg PS, Nesti Angoni nga socialistët doli. Askush sot nuk do që ai të lirohet

spot_img

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila këtë të enjte sërish ka lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në Euronews Albania, Manjani tha se askush nga politika nuk është i interesuar që Veliaj të lirohet nga burgu, teksa hodhi akuza ndaj PS-së, duke pretenduar se ishin ata që e futën kryebashkiakun në burg.

Më tej, ish-ministri lëshoi kritika edhe ndaj Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se nuk vepron sipas ligjit, por sipas kulturës së ndëshkueshmërisë.

“Po diskutojmë për presionin që e merr gjykata jonë, me apo pa dashje, me idenë që gjykata po bën namin dhe po lufton pandëshkueshmërinë. Në thelb, kjo gjykatë që po lufton pandëshkueshmërinë ka kohë që ka dalë nga shtrati ligjor.

Dhe nuk është puna vetëm te Veliaj. Unë nuk di sot një faktor publik apo politik që të jetë i interesuar që Veliaj të dalë nga burgu.

Më gjeni një, sepse unë nuk identifikoj dot asnjë, se PS e futi në burg. Nesti Angoni nga është? Pjesa e Angonit e futi në burg, pjesa tjetër e PS-së e harroi, nuk ka më interes.

Politikisht, Rama dhe PS kanë shkuar pa ligj dhe ky diskutim nuk ka motiv politik.

Madje edhe ata në bashki thonë: Çuni i mirë është, pse të lirohet? Mirë është aty. Këto thonë njerëzit dhe ky është realiteti.

Dhe gjykatësit i shohin këto gjëra: meqë nuk i interesoka njeriu, ta lëmë aty brenda. Është e trishtë, por kjo s’ka lidhje me ligjin, por me kulturën e ndëshkimit”, tha ai.

Lajmet e fundit