Gazetari kontrovers Kastriot Myftaraj, thotw se mamaja e deputeti demokrat Alfred Rushaj, wshtw vajza ilegale e ish-presidentit Alfred Moisiu.
“Një politikan i lartë shqiptar me një fëmijë ilegal dhe shembulli i presidentit Miterrand!
Në një libër të tij, që do ta citoj më tutje ish-deputeti dhe ish diplomati, shkrimtari Rudolf Marku thotë se ish-presidenti Alfred Moisiu ka një vajzë ilegale, e cila (këtë nuk e thotë Marku) është nëna e një politikani të sotëm, i quajtur gjithashtu Alfred.
Rudolf Marku, në librin “Një letër që na vjen pas vdekjes”, botim i UET Press (2014) në faqet 88-93 tregon historinë e një djali shkodran, Ferdinand Kakarriqi (Marku e përmend si Ferdinand K.), i lindur në Dubrovnik (1921), i cili u martua me një gjermane, me banim në Kroaci, të quajtur Roza.
Në Shqipëri kjo Roza (lindur 1922) njihej me emrin e sllavizuar Ruzhica. Kështu figuron ajo në regjistrin e gjendjes civile. Ferdinandi dhe Roza (Ruzhica) jetuan në Lezhë ku Marku i ka njohur personalisht.
Në Lezhë Ferdinandi dhe Roza adoptuan një vajzë që gjendej në shtëpinë e fëmijës.
Marku shkruan në libër: “Shumë vite më pas do të marr vesh një ironi tjetër të fatit: Foshnja e adoptuar nga Roza, për të cilën gjermania e anatemuar do të kujdesej gjithë jetën e saj, një engjëll i pafajshëm është fëmija i paligjshëm i njërit prej presidentëve të radhës në Shqipërinë e pas vitit 1992.”(Rudolf Marku, “Një letër që na vjen pas vdekjes”, botim i UET Press, Tiranë 2014, f. 90)
Fëmija ka lindur në vitin 1952, në të njëjtin vit me Rudolf Markun dhe kishte qenë bashkënxënëse me të në Lezhë.
Nga presidentët e republikës të pas vitit 1992 deri në 2014 kur shkruan Marku, vetëm Alfred Moisiu ka pasur moshën për të qenë prind i një fëmije në 1952.
Sali Berisha dhe Rexhep Meidani në atë vit ka qenë 8 vjeç, Bamir Topi dhe Bujar Nishani nuk kishin lindur ende. Alfred Moisiu ishte 23 vjeç në 1952.
Vajza e adoptuar, kur u rrit dhe u martua pati kurajën që ta quante djalin e saj me emrin “Alfred”. Ai është sot deputet dhe politikan i një partie opozitare.
Dikush mund të thotë se çfarë rëndësie ka kjo. Epo ish-presidenti francez Miterrand në fund të jetës pranoi se kishte pasur një vajzë ilegale. Është një standard etik që duhet arritur edhe në Shqipëri.
Alfred Moisiu do t’ i bëjë me këtë një shërbim etik politikës shqiptare sepse kështu do të vendosë precedentin që edhe të tjerë politikanë të bëjnë pohimet të ngjashme publike”, shkruan ai.