spot_img
spot_img

Zgjidhet kompania fituese që do projektojë qendrën e vizitorëve në Butrint

spot_img

Kengo Kuma and Associates u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar mes 4 studiove të arkitekturës për hartimin e projektit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët, mes katër studiove finaliste:

  • Kengo Kuma & Associates (Japoni)
  • Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finlandë)
  • Philippe PROST / AAPP (Francë)
  • William Matthews Associates (Mbretëria e Bashkuar)

juria përzgjodhi si fituese studion Kengo Kuma & Associates (Japoni).

Procesi i seleksionimit dyfazësh u organizua nga Malcolm Reading Consultants në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit. Konkursi u financua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The ADF.

Mund të jetë një imazh i 12 persona

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i bazen uji

Lajmet e fundit