Fakte interesante historike po dalin në dritë. Disa nga tokat përgjatë bregdetit të Vlorës në Zvërnec-Triport-Troponovë, kanë qenë pronë e familjes së njohur aristokrate Frashëri nga Përmeti të cilët më pas ia shitën Dailan Bej Kaninës. Madje edhe themeluese e teqesë së Kaninës është familja Frashëri, të cilët udhëhiqeshin nga frashërlliu i parë dhe më i madhi i tyre, Abdyli.
Historia është kokëfortë dhe ja çfarë na tregon:
Pas Traktatit të Shën Stefanit për ndarjen e Shqipërisë, Abdyl Frashëri, me fondet e tij investoi dhe udhëhoqi çështjen kombëtare. Ai u detyrua që, disa prona, ndërmjet tyre edhe teqenë e Kaninës, t’ua shiste Shehajve, që edhe sot jetojnë në Kaninë.
Shehajt ishin nga Bargullasisi i Berati, një fshat në shpat të Tomorrit. Abdyl Frashëri thirri Shehun e Bargullasit me dy vëllezërit e tij dhe u dorëzoi përkundrejt pagesës pasurinë, midis tyre edhe teqenë bashkë me pronat e saj.
Siapas të thënave dhe këngës, teqenë e ka ndërtuar Familja Frashëri, jo Familja Vlora, ndoshta më pas, me blereje dhe riblerje mund të ketë rënë në dorë të familjes Vlora.
Me paratë që fituan, atdhetari Abdyl Frashëri filloi organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e ndërkohë shkonte nëpër kryeqytete të ndryshme të Evropës ku në takimet diplomatike që bënte kërkonte të ndalohej copëtimi i Shqipërisë. Madje vetë populli vlonjat i ngriti këngë e cila këndohet edhe sot:
“Abdyl shite pasurinë, një barrë flori
Hype vaporit dhe shkove, vajte në Berlin
Me Bismarkun u takove, për Shqipëri.
Dhe Bimarku se ç’të pyeti, djalë kush je ti?
“Unë jam nga Shqipëria; Abdyl Frashëri
I rritur në ato male me libra në gji,
Ju lutem, shikoni mirë dhe për Shqipëri
Mos e bëni copa copa, sikur s’ka njeri…
Pas shumë vitesh, me ardhjen e komunizmit pronat u sekuestruan nga shteti dhe përgjatë vijës bregdetare si kudo nga Jugu deri lart në Veriperëndim u mbollën shumë pemë veçanërisht pisha për të ndaluar erozionin.
Pra deri dje kur pronarë ishin përmetarët nuk kishte as sherre, as dhunë, as protesta. Sot për këto prona e shihni vetë çfarë po ndodh!
Nga gazeta lokale Bashkësia Përmet



