Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të komentuar të momentit.
Pas ndarjes nga Donald Veshaj, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg mediave.
Megjithatë, ka bërë disa reagime të ndryshme përmes fotove të postuara në rrjetet sociale.
Së fundmi, Beatrix është larguar nga Shqipëria dhe këtë e ka treguar përmes disa fotove.
Me anë të një “Instastory”, ka publikuar një foto ku shfaqet në avion e maskuar, por nuk ka zbuluar ende destinacionin e saj.
Ajo që vihet re është që foton e ka shoqëruar me një këngë dashurie, e cila thotë: “A më ke dashur ndonjëherë vërtetë?”, që dëgjohet në sfond.
Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Donaldin, por të gjithë fansat ndajnë të njëjtin mendim.
Dalja nga ‘Big Brother’ prishi ekuilibrat e dyshes dhe situata nuk ishte e favorshme që në momentin që Trixa vendosi të mos i shkonte Donaldit për takim në shtëpi.