spot_img
spot_img

Arrestohet Safet Gjici, dashnorja e tij lihet në “arres shtëpie”

spot_img

Ish- kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme me urdhër të SPAK, teksa ndodhej pranë banesës së tij.

Gjici është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e “Vilave Gjermane”.

Mësohet se Gjici është vënë në prangat e policisë nën akuzë për korrupsion pasi sipas nenit 20, gjatë kohës kur ka drejtuar Bashkinë e Kukësit.

Pak ditë më parë ai dha dorëheqjen pasi u përfshi në një skandal seksual, video e të cilit u përhap në rrjetet sociale.

Më pas Gjici shfaqet duke biseduar me vajzën me të cilën kryen marrëdhënie seksuale, për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj  është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë  “arrest në shtëpi”, nën akuzën “korrupsion aktiv”, në bazë të neni 245 të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo çeshtje po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana.

Lajmet e fundit