17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Artan Hoxha pyet avokatët grekë të Belerit: E dini që në burgjet tuaja dergjen mijëra shqiptarë?

    Këtë të hënë u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ku në fokus ishte çështja “Beleri”.

    Duke marrë shkas nga ky takim, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka rikujtuar faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ka shënjestruar Dhoma e Avokatisë së e Shqipërisë, e cila nuk ka reaguar lidhur me veprimet e homologëve grek në vendin tonë.

    “Po mirë mo zotërinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujin në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….

    Kjo Dhoma e Avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjalë, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë…”, shkruan gazetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit