spot_img
spot_img

Bashkëshorti i ambasadores suedeze: Shqiptarët janë ujk për njëri-tjetrin, dhe të dashur me të huajt

spot_img

I ftuar në podcasting e Ramës mëngjesin e sotëm ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri.

Christof Landor është shkrimtar. I pyetur nga Rama për një përgjigje të sinqertë se çfarë nuk i pëlqen nga Shqipëria dhe shqiptarët ai tha:

“Jeni njerëz me zemër të ngrohtë dhe miqësore. Por më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt, por jo me njëri tjetrin.

Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë.

E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë i pari. Kjo është një pengesë e madhe. Pakujdesia me mjedisin. Plehrat”, tha ai.

“Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt, por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë”, iu përgjigj Rama.

Lajmet e fundit