0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha si 007, “zbulon” një telefon “BQ” që punon pa kartë dhe që përdoret nga qeveritarët për vrasje :)

    Sali Berisha deklaroi në një intervistë në RTV Ora se anëtarët e qeverisë kanë përdorur telefonin “BQ”, i cili sipas tij, funksionon pa kartë.

    Berisha tha se qeveritarët që kanë përdorur këtë telefon, kanë komunikuar me grupet kriminale dhe kanë porositur edhe vrasje.

    “Nëse ti merr malin e deklaratave dhe lavdërimeve në këto 9 vite Shqipëria të paktën nja 15 kapituj të procesit të negociatave do i kishte mbyllur deri sot për sukseset e mëdha. E vërteta është krejt tjetër.

    Prandaj Shqipërisë nuk ia hapin. Ekziston një breshëri e tillë deklaratash ku ka progres, por ekziston një dosje e madhe e telefonit “BQ” e cila i ka bërë radiografinë këtij regjimi.

    Është një telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë. Kjo është një nga shkaqet kryesore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Ky na qenka një telefon pa kartë të cilin rëndom e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…kanë folur me kë kanë dashur vetë.

    Kanë folur me organizatat kriminale. Kanë porositur vrasje, po, po. Kanë porositur vrasje.

    Unë sot e mora vesh se unë kujtoja se ishte ndonjë aplikacion kjo “BQ” ky qenka telefon pa kartë. Ky është cunam i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete nuk e nxirrja sonte këtë çështje këtu. Po tregoj këtu lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin”, u shpreh Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit