Pas debatit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së mëngjesin e sotëm mes Bledi Çuçit dhe Toni Gogut lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, një tjetër socialist i ka dalë në krah kryebashkiakut të Tiranës.
Mesditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është dërguar një “kërkesë urgjente për informacion dhe dokumentacion mbi praktikën e ndjekur për transferimin e Erion Veliajt në IEVP Fier”.
Kërksa është nënshkruar nga Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhfaj, të cilët drejtojnë përkatësisht Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Çuçi e Xhafaj i kërkojnë ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, informacion mbi respektimin e kuadrit ligjor lidhur me praktikën e transferimti të Veliajt dhe izolimin e tiij.
Kërkesa përmban përmban disa pika, përfshi edhe verifikimin e respektimit të të drejtave të personit të paraburgosur, Erion Veliaj.
Dy kryetarët e komisioneve parlamentare i thonë ministrit të Drejtësisë, se në rast se kemi të bëjmë me informacion që përbën sekret shtetëror, të argumentohet ligjërisht dispozita që justifikon kufizimin e aksesit të dokumenteve, si dhe të vihen në dispozicion të tyre pjesa tjetër e informacionit që s’ka kufizim.
Nuk dihet ende nëse Ministria e Drejtësisë do t’u kthejë përgjigje Çuçit e Xhafajt apo do të mjaftohet me deklaratën e sotme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila tha se urdhri i transferimit të Erion Veliajt është klasifikuar si “sekret shtetëror”.



