11.5 C
Tirana
E enjte, 20 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bukëshkalët – Drejtorët e bashkisë duhet të japin dorëheqjen

    Nga Bledi Mane

    Ti dorëzojnë të gjitha rrogat që kanë marrë prej vitesh, ti dorëzojnë gjithë qokat që kanë bërë nën hyqmin e pushtetit, të kthejnë mbrapsht gjithë botoksin që ua kanë injektuar fytyrave të tyre e ti thonë njerzillëkut “më fal!”…

    Një tufë zyrtarësh lokalë të bashkisë Tiranë kanë harruar që përtej Spakut dhe burgut ka edhe mirënjohje, njerzillëk dhe respekt.

    E them këtë se kur pashë Donald Trumpin me pranga në duar kur u dënua në Amerikë, republikanët e tij i qëndruan aty në krah e nuk e braktisën. Kur Berishës ia rrëmbyen lirinë (jo gruan se s’ke çe do) zyrtarët dhe deputetët demokratë 365 ditë poshtë ballkonit i ndenjën besnikë.

    Kur Ilir Metën e degdisën burgjeve të paktën Tedi Blushi me çetën e tij nuk e braktisën kurrë ndërsa ju kodoshët e bashkisë, ju që Erion Veliaj u mbushi xhepat e ua hekurosi rrudhat e fytyrës…e flakët përnjëherë.

    Ju drejtorë kodoshë që zutë aq dashnore sa Tirana ka njësi administrative, ju që edhe sushin e hani ende me bukë, ju të pacipët keni kaq ditë e nuk keni thënë gjysëm fjale në mbrojtje të shefit tuaj dhe nuk po tregoni sikur çerek përkrahje.

    Turp të gjithëve kudo ku jeni fshehur e mos harroni nëse Erion Veliaj shpallet fajtor edhe ju jeni fajtorë si bashkautorë në krim e nëse Erion Veliaj shpallet i pafajësh ju përsëri jeni fajtorë. Fajtorë se jeni të korruptuar nga mosmirënjohja!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit