13.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Tetor, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    “Dështuam…” – Një postim për të kuptuar pse duhet të hamë oriz kinez edhe në elitën e kuzhinës shqiptare

    Altin Prenga nuk ka nevojë për prezantim. Shqiptari që ka befasuar thuajse gjithë mediat e mëdha të botës me revolucionin e tij në kulinari dhe komunitetin ku jeton, ka shpallur se heq dorë nga përpjekja për ta patur edhe orizin, shqiptar!

    Si çdo gjë tjetër në vaktet e tij të famshme të Mrizit.

    Po pse? Shpjegimin e jep me pak fjalë në një postim të shoqëruar me foto vetë Altini:

    “Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar! Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi ynë.

    Dikush nga qeveria e asaj kohe në vitet 2010 i dha një koncesion një kompanie austriake. Miliona metër kub ujë derdheshin në Zadrimë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe përdoreshin verës për vaditje. Pas koncesionit, tani nuk mund të përdoret më asnjë pikë ujë as në shtator!

    Koncesioni është një turp. E kuptoj ujin e tepër por që t”i hiqet bujqësisë, është një krim.

    Falenderoj shumë mikun tim profesor Filip Haxhari që na ka mbështetur në këtë nismë dhe i kërkoj ndjesë me përulësi. Në Itali ai drejton nga institutet më prestigjozë të Europës me një skuadër mbi 40 shkencëtarë. Banka e tyre gjenetike ka fara të vitit 1880…” – shkruan Altini.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit