Dyert e blindura atë cilat ndodheshin në selinë e PD, do të përfundojnë në “muze”, për tu treguar brezave të ardhshëm që një ngjarje e tillë mos ndodh më kurrë.
Lajmi për vendosjen e dyerve të blinduara në një hapësirë të selisë së PD, ku shqiptarët dhe demokratët të shohin se çfarë ndodhi gjatë përplasjes mes demokratëve u dha në emisionin “Log.”
Kujtojmë se që prej ditës së shtunë nisi heqja e dyerve të blinduara, ku pesha e njërës prej tyre arrinte deri në 400 kilogramë.
Vetëm se, siç ka nisur, në “muze” shumë shpejt mund të përfundojë edhe vetë Partia Demokratike.