Ngjarja e ndodhur mes Gjestit dhe Jozit, ku ky i fundit e qëlloi finalisti ne tretë të Big Brother Vip Albania ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në këtë vorbull reagimesh ku disa e kanë cilësuar si “përplasje mes Shqipërisë dhe Kosovës”, janë përfshirë edhe politikanë.
Së fundmi ka qenë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili gjatë një takimi me Shoqatën “Çamëria” e konsideroi këtë valë përçarjeje si një shembull tipik të manipulimit të ndjeshmërive kombëtare për qëllime të ulëta.
Sipas tij kjo zhurmë e madhe në rrjetet sociale, është një përçarje e panevojshme. Më tej, ai theksoi se rrjetet sociale ishin mbushur me “idiotë të dobishëm që, ndoshta pa vetëdije, i shërbejnë interesave dashakeqe të Athinës dhe Beogradit”, duke shtuar më tej se kjo ngjarje nuk është gjë tjetër veçse një ngjarje televizive që nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë kombëtare.
Për Idrizin, rasti nuk është veçse një ngjarje banale televizive që nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë kombëtare.