spot_img
spot_img

E pazakontë në Durrës: 19-vjeçari i vjedh 5 lopë babait, arrestohet

spot_img

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 5 krerë lopë të babait të tij.

I riu me inicialet F. K., është ndaluar në Manzë, pasi sipas policisë dyshohet se rreth një muaj më parë, i ka vjedhur babait të tij pesë krerë lopë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 19 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit