23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E shtuna komuniste e Balliu JR në foltoren e PD-së së Non Gratës!

    Nga Blendi Gonxhja
    Jo për Saliun, as për Fahriun, nga të cilët është krenari të akuzohesh, por për transparencë publike dhe në respekt të ekipit të DPSHTRR, sqaroj se akuza e radhës mbi investimin e godinës qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, sipas projektit të arkitektit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Stefano Boeri, nuk është veçse një shkarkesë balte mbi një procedurë ligjore për ndërtimin e një vepre ambicioze kombëtare, një Landmark për kryeqytetin dhe motiv frymëzimi e prestigji teknologjik!
    Injoranca dhe banaliteti, fatkeqësisht refren në axhendën e PD-së së Saliut, nuk bëjnë dot pis punën e një enti si DPSHTRR, që pa financim buxhetor, falë mirëadministrimit, në një hark kohor rekord, përfshirë emergjencat e pandeminë, pasi ka transformuar anë e mbanë vendit shërbimin, ia del të gjenerojë me vetëfinancim fonde edhe për selinë e Automotorizimit Shqiptar, me një standard inxhinierik modern!
    Duke i kërkuar ndjesë profesionistëve të ndërtimit, po e ul tani bisedën në nivelin e teknikaliteteve të “opozitës”:
    Skandali! Gonxhja po ndërton me 1,350 Euro m2! Jo, shifra nuk është e saktë! Nëse vijojmë në Euro, kosto e prokuruar rezulton 1,262 Euro m2! Por kësaj Balliu JR duhet t’i zbresë:
    -Prishje, evadimin e strukturës ekzistuese, dëmtuar nga tërmetet dhe e pariparueshme, ekspertuar nga Instituti i Ndërtimit, aktualisht rrezik për paqëndrueshmëri konstruktive;
    -Mobilimin total të objektit, zyrave, sallave, holle e hapësira shërbimesh;
    -Instalime e pajisje klimatizimi total;
    -Instalime sisteme e pajisje antizjarri;
    -Spostim i ambienteve të serverave qëndror, në lokacion të ri provizor;
    -Sisteme totale ndriçimi, monitorimi;
    Kësisoj kosto ndërtimore rezulton në 946.5 Euro për m2, përfshirë TVSH! Ose në 789 Euro për m2 pa TVSH!
    Meqë zemra e Balliut JR rreh tek Astiri, pikë krahasimi referim për m2, i kujtoj edhe se kostoleverdishmëria e ndërtimit civil rrjedh nga objekte 10-12 kate, pra sa mbi dyfishi i objektit (ndërtim publik) të DPSHTRR (vetëm 5 kate mbi tokë), ku edhe katet e parkimeve nëntokësore përkthehen në uljen e kostos mesatare për m2 sepse zakonisht shiten, jo si në rastin e dy kateve nën tokë me 40 poste parkimi dhe përforcimeve konstruktive të objektit të DPSHTRR! Ndikim sjellin edhe çmimet e kateve tregtare e dyqanet!
    Unë, ekipi im dhe DPSHTRR nuk kemi asnjë kompleks, që të mbrojmë apo justifikojmë asgjë, aq më tepër kur procedura në fjalë është tërësisht e verifikueshme për zërat, volumet, standardet e furnizimet që përfshin. Praktika është subjekt konstant auditimesh e kontrollesh, zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën konkurrencë operatorësh!
    P.S: Në lidhje me akuzat e tjera të së Shtunës Komuniste, pjesërisht copy paste portalesh abuzive, të cilave u jam përgjigjur, disave me vite rresht, reagimi im vijon, pa cënuar fundjavat dhe pa i marrë kohë të çmuar orarit zyrtar të punës, duke e ndarë trajtimin e baltës integrale në paketat: “Familjare” dhe “DPSHTRR”!
    (Në imazhe edhe “selia” aktuale e DPSHTRR, trashëgimi e PD dhe LSI, në kushte turpëruese për një institucion kombëtar, shëmtirë me shtesa pa leje mbi trotuar, që e gjeta pa asnjë pëllëmbë truall përreth të regjistruar në pronësi, humbur edhe pragun, edhe oborrin funksional, madje “harruar” pa regjistruar edhe njollën nën objekt, e shumëdëshiruar për pallat, sot tërësisht pronë e DPSHTRR pasi e shtetëzuam dhe regjistruam korrektësisht në ASHK!)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit