spot_img
spot_img

Gazetari: Kam videon e Shkëlzen Berishës dhe Fahri Balliut, duke bërë pazar në zyrën e Dritan Priftit. Ia mora Baba Takut

spot_img

Nga Adriatik Doçi

Të fala Dan Hutrës dhe Joe Walsh, Doktor!

Pas shpalljen non grata për korrupsion nga SHBA-të je kthyer në gjobëvënësin më të madh në Shqipëri, ku kërcënon biznesmenët, duke i detyruar të shkojnë të paguajnë tek Shkëlzeni.

Do emra?

Edhe Shkëlqim Devollin e detyrove të paguajë tek TV Zeni (me fatura) pasi e kërcënove në dhjetor.

Artan Dulakun pse nuk e akuzon më? Po sepse paguan tek TV Zeni 7 milionë lekë çdo muaj.

Janë mbi 50 biznesmenë që u ke vënë gjobë. Nëse do, t’i rreshtoj me emra dhe fatura.

Si ka mundësi që të gjithë biznesmenët që dolën në dosjen e Arben Ahmetajt, paguajnë Zenin tënd?!

Ndaj sot të iku llapa kur një gazetar të pyeti për biznesmenët që u doli emri si kamuflues të pasurive të Tigrit.

Si ka mundësi që emri i Shkëlzenit del në privatizime, del tek Gërdeci, del tek dosja CEZ?

Po të gërmosh edhe pak, do t’a gjesh edhe tek inceneratorët. Nëse nuk e beson pyet Tigrin!

Dhe ajo videoja me të cilën të kërcënoi Ilir Meta në vitin 2015, ku shfaqet Shkëlzeni me Fahri Balliun duke bërë pazare me pasuritë publike në zyrën e ministrit Dritan Prifti, për të cilën the kur e pe ‘ç’më bëri budallai’, është në disa duar.

Fatmirësisht unë rrija shpesh me Baba Takun asokohe.

Edhe një herë, të fala Dan Hutrës!

Lajmet e fundit