7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Gëzuar dashuri”, Amarda Toska merr surprizën emocionuese nga Ermal Mamaqi në ditën e saj të lindjes

    Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie dhe shpesh zgjedhin të ndajnë edhe me fansat e tyre momente të bukura.

    Sot është një ditë e veçantë për Amin, pasi ajo feston ditëlindjen. Dhe në këtë ditë të shënuar për të, Ermali e ka suprizuar në mënyrën më të bukur.

    Gjatë një nga trajnimeve që Ermali realizon, ku salla ishte e mbushur plot, ai ka zgjedhur ta urojë bashkëshorten publikisht duke e surprizuar me një tufë të madhe me trëndafila.

    Këtë surprizë të bukur e ka zbuluar Ami, e cila ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Instagram dhe përkrah tyre ka shkruar, “Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja.. Si këto pemë me trëndafila sot”.

    Nga fotografitë shihet se ata kanë shkëmbyer edhe një puthje, ndërkohë që më herët Ermali në rrjetin e tij social ka publikuar një fotografi të Amit dhe shkruan, “Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit