Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla për parashkrim të dënimit me dy vjet burg.
Llalla u dënua për fshehje pasurie teksa ishte në arrati dhe kërkoi fshirjen e dënimit për shkak të kalimit të një kohe të gjatë.
Por gjykata e ka refuzuar. Llalla është ndër zyrtarët e lartë të drejtësisë që u ndëshkua në kuadër të reformës në drejtësi. Ai ka aluduar herë pas here se përfaqësues diplomatikë në vendin tonë i kanë ndërhyrë dhe kërkuar arrestime të zyrtarëve të lartë.



