“Nëse je beqar për 3 deri në 5 vite, atëherë ke probleme me veten”, thotë Vjollca Sadiku, shkrimtarja nga Puka, e cila jeton në Angli.
Nëpërmjet në lidhjeje Skype për “Ditë e Re”, teksa flet për dashurinë, ajo thotë se dashuria e vërtetë, e sinqertë ndodh vetëm një herë në jetë dhe se njeriu nuk mund të dashurojë nëse fillimisht nuk njeh dhe do veten e tij.
Vjollca Sadiku: Çdo beqar që është më shumë se 3 deri në 5 vite i ndarë ka probleme me veten. Sigurisht vetëm një herë dashuron njeriu në jetë, por kjo ndodh nëse mëson të duash veten. Kur njeh veten kë aftësi të njohësh edhe tjetrin.
Shkrimtarja është kundër marrëdhënies seksuale nëse partnerët nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ajo e quan sëmundje marrëdhënien seksuale pa ndjenja.
Vjollca Sadiku: E quaj sëmundje që shkojnë te marrëdhënia seksuale para ndjenjave. Është varësi që kërkon të shkëputesh nga realiteti. Jeta është më e bukur kur je i dashuruar. Nuk është zgjedhje.
Përderisa një njeri ka nevojë të ketë një person afër është dëshirë, është ëndërr nuk është zgjedhje. Nuk besoj te raportet intime pa dashuri. Pa u bërë muhabetet serioze nuk kalojmë te dashuria.
Ndër të tjera Vjollca thotë se ka pasur 12 partnerë dhe se ka kryer 3 martesa. Kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë shkrimtaren të shkojë të jetojë në Angli, për shkak të mentalitetit të vendit tonë, ku akoma qytetarët e “vendosin” nderin e vajzave te virgjëria.
Vjollca Sadiku: Arsyeja që ika nga Shqipëria ishte jo nga varfëria por nga kultura dhe mentaliteti i njerëzve. Të gjithë që kam qenë në lidhje i kam dashuruar me të gjithë qenien time. Ata më kanë lënë mua sepse nuk njihnin veten. Dashuria që gjeja ishte më e madhe nga ajo që kisha para. Meqë jam ndarë nuk e kam gjetur akoma dashurinë e sinqertë.