spot_img
spot_img

I ngarkuari me punë i SHBA i shkon Ramës me shalqi me vete? Apo ia ka çuar Braçe?

spot_img

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bën me dije Ambasada.

Interesant është fakti se në fotot e postuara nga Ambasada, tek dera duket edhe një shalqi.

Nuk dihet nëse atë ia ka sjellë Ramës i dërguari amerikan, apo ka qenë aty më herët.

Ndoshta kryeministrit ia ka sjellë Erion Braçe nga Divjaka, duke qenë se përditë ai poston video nga prodhimi i shalqinit.

Lajmet e fundit