spot_img
spot_img

Kërkoini falje Blendi Klosit!

spot_img

Një video pornografike e vjedhur nga Twitter dhe e deformuar virtualisht u shit sot në portalet e Tiranës si të ishte imazhi i politikanit socialist Blendi Klosi.

Pastaj u shpërnda, u komentua, u ofendua, u kërcënua e pasi doli e vërteta në shesh, sheshin e braktisën të gjithë.

Gazetarë e mëkatarë ikën pa i kërkuar falje viktimës.

Blendi Klosi mund të ketë mëkate si politikan por si familjar ti japim hakun dhe kjo video e keqpërdorur le ta shkundë e ta tundë median e papërgjegjshme.

Është lehtë të abuzosh e të tjetërsosh lajmin por mos harrojmë se me teknologjinë e sotshme nesër pas Blendi Klosit mund ta ketë radhën ndonjë gazetar, redaktor ose pronar mediash!

Lajmet e fundit