Konkurentët e ‘Big Brother VIP’ po kalojnë natën e fundit në shtëpinë e famshme në Shqipëri.
Kjo natë ka përkuar edhe Pavarësinë e Kosovës dhe finalistët kanë përgatitur një spektakël në nderim të 14-vjetorit.
Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel, janë veshur me veshje tradicionale dhe kanë zhvilluar edhe një darkë në ‘sofër’, ku edhe u urojnë ndjeksve festën.
Gjithashtu ata kanë shkruar poezi dedikuar kësaj dite dhe shfaqjet popullore nuk kanë munguar.