13.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Tetor, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Në kërkim të Ahmetajt: Nga arresti ndërkombëtar, tek azili politik

    Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, është rasti i vetëm që një deputet për të cilin u kërkua arrestimi nuk ndodhet në Shqipëri.

    Pedagogia e procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë shpjegon se si veprohet në të tilla raste kur deputeti tashmë pa imunitet ka ikur në drejtim të paditur përtej kufijve.

    Pas autorizimit të Kuvendit, kërkesa dërgohet në Gjykatën e Posaçme për lejimin e masës së sigurimit e menjëherë prokurori nxjerr urdhrin e ekzekutimit të cilin ja dorëzon policisë.

    “Drejtoria e Policisë duhet të bëjë verifikimet se ku ndodhet ky individ”, thotë Lirime Çukaj.

    Por si bëhen kërkimet nga ana e policisë? “Këto kërkime janë të ndryshme dhe të shumta. Së pari, verifikohet nga TIMS-i nëse ky individ e ka kaluar shtetin shqiptar në mënyrë të ligjshme.

    Nëse do të konkludohet kështu do të kthehet informacioni nga Policina pranë SPAK-ut duke i bërë me dije se nuk po arrijmë të bëjmë dot ekzekutimin e vendimit pasi personi ndodhet jashtë Shqipërisë”.

    Nëse Ahmetaj sërish nuk do të gjendet dhe policia e konfirmon këtë gjë, atëherë prokuroria vepron me urdhrin e arrestit ndërkombëtar. Diçka e tillë bëhet vetëm në rastet kur vendndodhja e personit të kërkuar nuk dihet.

    “Urdhri i arrestit ndërkombëtar i dërgohet të gjitha autoriteteve të huaja nëpërmjet INTERPOL-it, ka një rrugë shumë të shpejtë dhe efikase”.

    Por nëse ka informacione mbi vendndodhjen e ish/zv kryeministrit, atëherë ka një tjetër procedurë e cila është më e thjeshtë, por rol të rëndësishëm ka dhe vullneti politik pasi përfshihet ministria e drejtësisë apo dhe konsullatat.

    “Në momentin që dihet është pak më e thjeshtë sepse prokurori i ekzekutimit do t’i dërgojë Prokurisë së Përgjithshme kërkesën për ekstradim”.

    Pak ditë më parë prokuroria e posaçme dërgoi në kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj dhe lejen për arrestimin e tij dhe kontrollin e banesës. SPAK e akuzon ish-ministrin e Ekonomisë për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsionit si dhe pastrim parash.

    Ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit