spot_img
spot_img

Nga karburanti te çadra, sa na kushton një ditë në plazh?

spot_img

Gjatë stinës së verës, një pjesë e mirë e jona shpenzon lejen vjetore në ditët e nxehta.

Dikush pushon 7 ditë, dikush tjetër më gjatë, dikush vetëm në fundjavë.

Familjarë ose jo, të gjithë duhet të përballemi me çmimet e kripura në bregdet, sidomos në pikun e sezonit, gjatë muajve korrik dhe gusht.

Sa mund të kushtojë mesatarisht një ditë në plazh? A mund të kursejmë apo ky është një mision i pamundur?

Me producentin e ekonomisë Angelo Haruni, me laps e letër, përllogaritëm faturën e pushimeve në “Dita Jonë.

“Në ditë shpenzon mesatarisht 18 500 lekë, ose 129 000 lekë për 7 ditë.

Pa llogaritur transportin, rreth 12 000 lekë.

Është një sport i kushtueshëm të bësh pushime në Shqipëri.

Konsumohen dy paga mesatare të çiftit për pushimet”, tha Angelo Haruni.

Lajmet e fundit