6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk është shaka: Balluku na këshillon të ecim më këmbë, ndërsa Rama si të përdorim kondicionerin :)

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se nuk do të ketë kufizime për naftën, por ajo shton se një mënyrë për të përballuar një krizë, është kursimi.

    Gjatë një konference për shtyp, Balluku tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi ajo do të paguhet më pas tek Drejtoria e Transportit në formën e taksës së karbonit.

    “Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.

    Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë.

    Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët. Nëse e heq taksën nga nafta, do ta paguani tek DPSHTRR, pasi është taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

    Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime” – tha Balluku.

    Ajo tha se 2022 pritet të jetë një vit i thatë.

    Sipas Ballukut, të gjitha vendet kanë rritur, në mos dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qeveria shqiptare tha ministrja, ka ruajtur disa fasha, siç janë konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

    “Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve. Flitet për çmime që mund të shkojë edhe 1000 euro për megavat, ndërsa një vit më parë fillonte nga 52 euro për megavat. Sot po blejmë në tregun me 500 euro për megavat. Në shkurt mesatarisht është blerë megavat/ori me 250 euro”.

    Por sipas saj, çmimi i energjisë duhet të jetë shqetësimi më i vogël, pasi ajo mund të mungojë në treg. Kurse kryeministri Edi Rama foli për shkurtime dramatike të energjisë.

    “Do t’i drejtohemi qytetarëve dhe me një paketë kursimi, si duhet përdorur kondicioneri, si duhet të nisë energjia me një orë vonesë. Eshtë një treg që sasitë energjitike janë të kufizuara”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit