0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olsi Rama “koka” e call-centerave që mashtrojnë europianët? Artan Hoxha: Ai nuk nxjerr dot kampion as Partizanin. Duka mori 1.2 milionë dollarë në Dubai

    Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp se “koka” e skemës së grabitjes së qytetarëve europianë nëpërmjet call-center që gjenden në Shqipëri, ëhtë vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

    I ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha shpjegoi operacionin e policisë spanjolle në territorin shqiptar, por përjshtoi përfshirjen e Olsi Ramës në skemën e mashtrimit me call center.

    “Ne u ndeshëm me pasojat e një fenomeni që kishim një dekadë që zhvillohej. Patjeter do të përfundonim në këtë situatë. Nuk e kishim menduar që policitë e vendeve europiane, të kryenin operacione në territorin tonë. Nuk di vend tjetër ku mund të ndodhë kjo. Pra, 25 policë spanjollë hynë në territorin e Shqipërisë. Ishte e pabesueshmë si mund të vijnë 25 trupa spanjolle, me mjete të policisë së tyre, uniformat e tyre, të kryejnë veprime policore në territor të Shqipërisë.

    E dyta, pse Shqipëria u kthye në fushëbetejë? Sepse pasojat që patën qytetarët europianë nga ky aktivitet i paligjshëm, po vinin nga territori shqiptar.  Policia e Shtetit ka patur dy mënyra për të bërë para. Njëra, nga call center dhe tjera nga lojrat e fatit. Ata synuan të godasin dhe të çojnë mesazh te pjesëtarët e përfshirë në këtë fenomen. Janë kryer mashtrime në shuma të mëdha. Në Shqipëri nuk shkuan atje ku pretendonin.

    Bëhet fjalë që këto lloj biznesesh në Shqipëri, në kontrollin dhe mbrojtjen e tyre u vunë personazhe shumë të rëndësishëm.

    Po të thoshin që është Edi Rama do të ishte më e besueshme, por që është Olsi Rama… Olsi Rama edhe Partizanin nuk e shpall dot kampion.

    Më mirë bjeri atij të madhit se mban ai”, deklaroi Hoxha.

    “Duka mori 1.2 milionë dollarë në Dubai”- Artan Hoxha: Ishalla del në përgjimet që ka SPAK për Arben Dervishajn…

    Artan Hoxha ka folur për arrestimin e numrit dy të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, për aferën e inceneratorëve.

    Hoxha tha se Dervishaj është personi më i rëndësishëm që ka rënë në pranga, në valën e fundit të arrestimeve të SPAk dhe tha se në përgjimet e tij telefonike, mund të jenë biseda edhe me Armand Dukën.

    Gazetari foli gjithashtu për ndeshjen miqësore që ka zhvilluar Shqipëria së fundmi me dyer të mbyllura, duke deklaruar se vetëm në njërën prej tyre, Armand Duka ka marrë 1.2 milionë dollarë.

    “Po ta shohësh teknologjia e korrupsionit është njëlloj gjithandej. Personazhet përshtaten në bazë të habitatit.  Ditën e ndalimit të zotit Dervishaj, kam thënë ishalla e ka mbajtur gjatë SPAK në përgjim dhe ka kapur edhe Dukën.

    Në Dubai u pagua 1 milionë e 200 mijë dollarë Armand Duka, vetëm e vetëm që të luante një skuadër që u mblodh me urgjencë dhe u paraqit si Shqipëria… Ishte skuadra e tretë e Shqipërisë, që luajti me dyer të mbyllura. Mirëpo Shqipëria nuk i doli keqi, mori 1.2 milionë dollarë.

    Në rastin konkret, zoti Dervishaj ka firmosur disa situacione që kanë të bëjnë me inceneratorin e Fierit. Nga provat tregohet se ka shkuar me Klodian Zoton ka parë ndeshjet e Champions League, biletat që janë nga 1600 euro. Ku lidhet kjo me Botërorin? FSHF, jo më kot e ka patur zv. president. Ka marrë fonde nga FIFA, UEFA. Është një projekt që quhet 100 fusha. Supervizori i inceneratorëve, këtu ka ditur ta bëjë më mirë.

    Sigurisht në këtë valën e tretë të arrestimeve, zoti Dervishaj është më i rëndësishmi. Ka firmosur për situacione, ecurinë e punimeve, edhe për një faturë që shkon 4 milionë euro, për turbinat e inceneratorit. Këto turbinat duhet të kishin ardhur në fund të 2019. Kompania italiane ka thënë dua paratë. Meqenëse paratë ishin nga fonde publike, donte tja merrte shtetir dhe ti çonte ne Itali. Shteti nuk i kalonte dot pa treguar punën. Ai i ka çuar sikur turbinat janë vendosur, që të disbursoheshin lekët.

    Edhe sot e kësaj dite turbinat nuk janë montuar”, deklaroi Hoxha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit